Një projekt kërkimor në Gjermani ka zbuluar se lopët mund të mësohen njësoj si të vegjlit me urinimin, madje më lehtë.
Udhëheqësi i studimit Lindsay Matthews tregoi se 11 nga 16 lopë u trajnuan të urinonin në tualet, po aq shpejt sa do të mësohej dhe një fëmijë.
Në vetëm 15 ditë, studiuesit e trajnuan kafshën të kalonte nëpër një portë të caktuar dhe të hynte në ambientin e përshtatur për urinim.
Meqenëse projekti kishte afat të shkurtër, shkencëtarët i dhanë shumë ujë bagëtive në mënyrë që të urinonin më shumë. Përtej situatës komike, ky projekt mund të parandalojë ndotjen e tokës nga urina e lopëve.
UoA researchers have just shown that cows can be toilet trained as easily as toddlers, if not easier and faster. 🐄 🚽
Lindsay Matthews and Douglas Elliffe’s research could help reduce water contamination and greenhouse gas emissions. https://t.co/az1BoMr1la— The University of Auckland (@AucklandUni) September 14, 2021
Sasitë masive të mbetjeve të urinës po kërcënojnë mjedisin, veçanërisht në Evropë. Një lopë e vetme mund të prodhojë rreth 30 litra urinë në ditë.
“Kur mbani kafshë në ambiente të jashtme, urina e tyre mund të shndërrohet në nitrate në tokë dhe pastaj të arrijë deri te ndotja e ujërave,” – u shpreh Matthews.
“Nitratet shndërrohen në oksid nitroze, i cili është 300 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit,” shtoi ai.