Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish sot zërave kritikë që thonë se sportistët në Shqipëri nuk marrin mbështetje.
Në një postim në Twitter, Rama ka përdorur si argument deklaratën e Luiza Gegës e cila tha se gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj.
“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!” – shkruan Rama.
Ndërkohë, ditën e sotme u zhvillua një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa në Gjermani.