Politika A do pije kafe me McGonigal? Berisha: Po, por kurrë nuk do...

A do pije kafe me McGonigal? Berisha: Po, por kurrë nuk do t’i thoja heto Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sonte takimin ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Berisha tha në “Opinion” se nëse gjatë kohës që ai ushtronte funksionin e kryeministrit të vendit ka takuar zyrtarë të nivelit të lartë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), por jo të FBI. Megjithatë, dera e zyrës së tij do të qëndronte e hapur edhe për një zyrtar të lartë si McGonigal.

Sali Berisha: Secili nga ne që jemi këtu, në qoftë se 5 vite më parë do më thoshte dikush që ky është shefi i… ose do paraqitej i tillë dhe është paraqitur i tillë, i Shërbimeve, “urdhëro, mirëserdhe bujrum”

Ju kur keni qenë kryeministër, s’keni takuar zyrtarë të lartë të këtij niveli?

Sali Berisha: Kur kam qenë kryeministër kam takuar zyrtarë shumë të lartë të CIA-s, jo të FBI. Në dijeninë time, asnjëherë sepse nuk kanë ardhur dhe në atë periudhë…

Pak a shumë të njëjtit nivel janë.

Sali Berisha: Në fakt se kush është më shumë nuk them, por që nga pikëpamja numerike, më e fuqishme në SHBA është kjo. Jashtë SHBA është CIA. Ky ka qenë personi në FBI që ka patur aksesin më të madh në CIA, e sigurtë kjo.

Zoti Berisha, nëse dikush në vitin 2017 do t’ju telefononte dhe do t’ju thoshte që Charles McGOnigal, shef i kundërzbulimit të FBI për distriktin e Nju Jorkut, do të vijë të pijë një kafe se është në Tiranë, do t’i thonit jo?

Sali Berisha: Do ta ftoja me kënaqësi të pinim kafe, por kurrë nuk mund t’i imagjinoja që t’i thoja heto Edi Ramën.