Extra A e dini se…? 9 fakte që na tregojnë sa pak e...

A e dini se…? 9 fakte që na tregojnë sa pak e njohim planetin Tokë

Njerëzit modernë ecën mbi Tokë mbi 200.000 vite më parë, por ende nuk dimë shumë prej sekreteve të planetit. Megjithatë, më poshtë mund të gjeni 9 fakte të thjeshta që mund t’i mbani mend dhe të habisni këdo rreth jush.

Rrjeta e merimangës është më e fortë se çeliku

Fija e merimangës është më e fortë se sa çeliku për shkak të rezistencës nga shformimi dhe elasticiteti që ka. Rrjeta mund të shtrihet 2-4 herë nga përmasa e saj pa u shkëputur sepse zotëron karakteristikat më të mira të çelikut dhe gomës.

Bufët nuk kanë zgavra sysh

Bufët kanë tuba ose cilindra prandaj sytë e tyre mbeten të palëvizshëm. Ata mbahen nga strukturat kockore të kafkës, madje sytë e tyre mund të shihen përmes veshëve.

Bretkosat kanë dhëmbë

Bretkosat mishngrënëse kanë dhëmbë në të dyja nofullat e tyre. dhëmbët janë të vegjël, jo më shumë se gjysmë milimetri, me formë konike dhe ndërrohen vazhdimisht.

Balenat flenë vertikalisht

Balenat nuk lëvizin gjatë gjumit të tyre në pozicion vertikal. Besohet se flenë me njërin sy gjysmë të hapur dhe një pjesë e trurit të tyre qëndron zgjuar. Janë gjitarët që flenë më pak, vetëm 10-15 minuta në ditë.

Mollët, patatet dhe qepët kanë të njëjtën shije

Mund të mos duket aspak kështu, por nëse mbyll hundën dhe i provon, nuk mund ta dallosh. Gjithashtu, qepët nxisin gjumin pasi reduktojnë stresin dhe ulin presionin e gjakut. Megjithatë, për disa njerëz mund të shkaktojë djegie në kraharor.

Vidrat kapin putrat kur flenë

Kur rrjedha e lumit nis të shpejtojë, vidrat kapin putrat me njëra-tjetrën gjatë gjumit që mos të ndahen. Meshkujt i kapin kështu femrat e tyre për t’iu treguar të tjerëve që ajo i përket atij.

Qukapikët kanë gjuhë të gjatë

Në të vërtetë, gjuha e një qukapiku është kaq e gjatë sa mund të lidhet rreth kokës së tij, varion nga 15-35 cm. Ajo shtrihet midis syve dhe vrimave të hundës, mblidhet pas kafkës dhe ndihmon mbrojtjen e trurit duke zvogëluar fërkimin.

Kuajt mund të shohin thuajse në 360 gradë

Vendndodhja e syve të tyre anash kokës iu jep këtë fushëpamje kaq të gjerë. Nda, atanuk kanë aspak vështirësi për të parë çka pas tyre, por i ndihmon edhe madhësia e syrit, që është më e madhja mes gjitarëve të kokës dhe gjatësia.

Pëllumbat prodhojnë qumësht të rremë

Duke qenë se nuk kanë gjëndra qumështi, ata prodhojnë ‘qumësht bimor’. Ruhet në një qeskë në fytin e të rriturve dhe është shumë i ushqyeshëm për të vegjlit.