Aktualitet Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali, Ministria e Jashtme shqiptare: Ngushëllimeve...

Aksidenti tragjik me 21 viktima në Itali, Ministria e Jashtme shqiptare: Ngushëllimeve familjarëve!

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin tragjik në Itali, ku humbën jetën 21 persona dhe 15 mbetën të plagosur.

Shqipëria shpreh ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”.