Aktualitet Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet shoferi që u largua nga vendngjarja

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet shoferi që u largua nga vendngjarja

Një ditë pas aksidentit me vdekje në fshatin Polizhan në aksin Berat-Ura e Kuçit, është arrestuar shoferi që largua nga vendngjarja pasi përplasi për vdekje një 72-vjeçar.

Policia thotë se shoferi u identifikua dhe u arrestua. Ai është 50-vjeçari me iniciale B.D., banues në fshatin Gajdë të Poshnjes. 50-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

50-vjeçari B.D. përplasi me kamionçinë 72-vjeçarin me iniciale I.Ç., i cili po lëvizte me biçikletë. Nga përplasja, 72-vjeçari humbi jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.