Aktualitet Aksidentoi studenten dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Aksidentoi studenten dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 38-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë më pas drejtuesin e mjetit që aksidentoi mëngjesin e së premtes një studente që po kalonte rrugën për të shkuar në universitetin “Fan Noli”.

Pas një pune hetimore, është bërë i mundur arrestimi i 38-vjeçarit Ilir Dhami, i cili pasi përplasi të renë nuk i dha ndihmën e parë, por u largua nga vendngjarja.

Drejtuesi i mjetit u kap në afërsi të banesës së tij në lagjen 12, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti tip Benz me të cilin përplasi 18 vjeçaren.

Fatmirësisht vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.