Aktualitet Balla për krimin në familje: Betejë që nuk mund të fitohet vetëm...

Balla për krimin në familje: Betejë që nuk mund të fitohet vetëm nga policia

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku vajza vrau dhe varrosi babain e saj, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Nga Korça ai ka deklaruar se beteja me krimin në familje nuk mund të fitohet vetëm me angazhimin e policisë, por të gjithë shoqërisë, përfshirë edhe mediat.

“Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të rënda të krimit brenda familjes dhe po ashtu një numër i rritur i dhunës në familje kjo dhe për shkakun se policia është munduar të identifikojë të gjitha rastet që kemi pasur sinjalizime. Kjo betejë nuk është një betejë që mund ta fitoj vetëm Policia e Shtetit. Policia e Shtetit  është aty për të  bërë ndërhyrjen e parë dhe natyrshëm për të vendosur para ligjit dhunuesin, por kjo është diçka që unë mendoj duhet t’i bëjmë një apel gjithë shoqërisë tonë. Lufta kundër dhunës  seksuale, dhunës me bazë gjinore nuk është diçka që zhvillohet dy javë kur mblidhen gjithë shoqatat e këtij vendi për të sensibilizuar. Unë mendoj që kjo duhet bërë çdo ditë dhe ju mediat keni një meritë të veçantë sikurse keni dhe një përgjegjësi të madhe për të sensibilizuar dhe për ta bërë shoqërinë sa më të bashkuar kundër këtij fenomeni të papranueshëm”.