Bota BE: Kemi rënë dakord me “Moderna” për 160 milionë doza të vaksinës

BE: Kemi rënë dakord me “Moderna” për 160 milionë doza të vaksinës

Komisioni Evropian ka rënë dakord me Moderna për të furnizuar deri në 160 milionë doza të vaksinës, por “tani ne duhet të vazhdojmë të negociojmë për ta kthyer këtë në një kontratë”.

Kështu u shpreh një zëdhënës i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker, duke specifikuar se Brukseli dëshiron të krijojë “një portofol të vaksinave të ndryshme, por ne nuk e dimë aktualisht se cila prej tyre do të jetë e sigurt”, shtoi ai.

Të hënën e 16 nëntorit, kompania bioteknologjike e SHBA-së “Moderna”, njoftoi në një deklaratë se vaksina e saj kundër Covid është 94.5% efektive.

Kompania pret të prodhojë rreth 20 milionë doza deri në fund të vitit 2020 për Shtetet e Bashkuara dhe mund të ketë 500 milionë deri në 1 miliard doza në 2021-shin.