Aktualitet Bëni gati çadrat nesër, java nis me reshje shiu

Bëni gati çadrat nesër, java nis me reshje shiu

Kjo javë do të nisë me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por nuk do të zgjasë shumë.

E hëna (25 nëntor) do të ketë vranësira dhe shi, kryesisht në zonat jugore dhe përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, në mesditë do të përmirësohet moti dhe shirat do mbeten vetëm në zonat malore.

Sa i përket temperaturave, do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35km/h duke krijuar dallgë.