Kryesore Berisha: Lëvizja jonë, paqësore. Jemi kundër incidenteve

Berisha: Lëvizja jonë, paqësore. Jemi kundër incidenteve

Sali Berisha vendosi që ta përshkojë në këmbë rrugën për të shkuar në protestën kundër Bashës tek selia e PD. Berisha gjatë prononcimit për gazetarët bëri thirrje për gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje. “Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama”, tha Berisha. Sa i përket thyerjes së dyerve të selisë, Berisha tha se mbështetësit kanë hyrë në shtëpinë e tyre.

Sali Berisha: Ftoj të gjithë protestuesit demokratë e demokratë të cilët sot do të shndërrojnë bunkerin e Peng Bashës në shtëpinë e lirisë të ruajnë gjakftohtësinë të vetëpërmbahen dhe të vendosur për realizimin e qëllimeve tona. Basha është i shkarkuar. Peng Basha është i shkarkuar. Unë kërkoj vetëpërmbajtje, vetëpërmbajtje, vetëpërmbajtje.

Nëse ndërhyn policia çfarë do të bëhet?

Sali Berisha: Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama.

Simpatizantët kanë hyrë në seli duke thyer edhe dyert?

Sali Berisha: Në shtëpinë e tyre. Nëse dikush të mbyll derën e shtëpisë do ta hapësh. Nuk ka të drejtë njeri të të mbyllë derën e shtëpisë. Nuk ka të drejtë njeri që njërin anëtar të familjes ta lejojë dhe tjetrit t’i përplasë derën.

Do e ngujoni Bashën në godinë?

Sali Berisha: Nuk ngujojmë ne, nuk jemi parti burgjesh. Ne jemi të gjithë të normave dhe lirive demokratike.

Si e komentoni largimin e Bejkos nga mbështetësit?

Sali Berisha: Nuk e kam parë skenën, por ne jemi për një lëvizje paqësore. Ky është komenti im.

Keni apel për Bashën në këto momente?

Sali Berisha: Hapi dyert, ky është apeli, hapi dyert dhe shtëpia e është e demokratëve. Hapi dyert.