Kryesore Biden: Do të evakuojmë çdo amerikan. Kemi vendosur kontakte me talebanët

Biden: Do të evakuojmë çdo amerikan. Kemi vendosur kontakte me talebanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden premtoi se SHBA do të tërheqë të gjithë amerikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, në konferencën e fundit për shtyp që dha në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me situatën në Afganistan.

“SHBA tashmë ka marrë në kontroll aeroportin e Kabulit dhe po vijon me evakuimin e civilëve. Ky është një ndër operacionet më të vështira të evakuuimit në histori. Dhe i vetmi vend në botë i aftë për ta kryer atë me një precizion të tillë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Biden.

Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se së fundmi është arritur progres i rëndësishëm dhe konfirmoi vendosjen e një kontakti konstant me talebanët.

Ai tha se grupi militant që tani kontrollon vendin i është bërë me dije se do të marrin një “reagim të shpejtë dhe të fuqishëm” nga SHBA nëse ndërmerr ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

Biden u zotua se zyrtarët po monitorojnë për çdo sulm terrorist, duke përmendur këtu dhe zbrazjen e burgjet nga talebanët ndërsa pushtuan vendin.

Momentalisht në aeroportin e Kabulit ndodhen 5000 trupa amerikanë, numër që pritet të shkojë në 6000 në orët në vijim.