Kryesore Bien shifrat e COVID-19, Europa kthen sytë nga turistët

Bien shifrat e COVID-19, Europa kthen sytë nga turistët

Spanja po fillon t’i rikthehet normalitetit, teksa nga muaji korrik do ti rihapë dyert për turistët, dhe së shpejti pritet të rifillojë edhe kampionati i futbollit. Lajmi vjen pasi të dhënat zyrtare konfirmojnë se 2/3-at e të gjitha rasteve aktive nëpër botë, janë nga Europa.

“Spanja mirëpret rreth 80 milionë turistë çdo vit, prandaj dua të shpall, që nga korrikut, turistët e huaj do të lejohen sërish në Spanjë, normalisht nën kushte të shtuara sigurie. Turistët mund të fillojnë që tani planifikimin e pushimeve e te tyre në Spanjë“, shprehet kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Italia, që është një ndër vendet më të prekura nga koronavirus po bëhet gjithashtu gati për hapjen. Muzeu i Vatikanit po përgatitet për të rikthyer guidat ditore më 1 qershor, por tashmë me rezervim. Të gjithë turistët do të kontrollohen për temperaturën para se të hyjnë, ndërsa duhet të vendosin dhe maska.

Në Gjermani, pavarësisht protestave të qytetarëve, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendosjen e masave, pasi sipas saj janë të nevojshme.

Më Francë tashmë janë hapur kishat, me kushtin që të respektohen distancat sociale, teksa ndalohen takimet dhe përqafimet.