Extra “Blu Brothërs”/ Një podcast interesant mes Edi Ramës, Luiz Ejllit dhe Benet...

“Blu Brothërs”/ Një podcast interesant mes Edi Ramës, Luiz Ejllit dhe Benet Becit

Podcasti i radhës i kryeministrit Edi Rama do të jetë interesant. Ai zhvillohet me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Shkodrës, Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllin.

Ky është podcast-i i parë që kryesocialisti transmeton pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Benet Beci është kandidati i parë socialist që do të drejtojë qytetin veriperëndimor në 30 vite demokraci. Krah tij, qëndron Luiz Ejlli, që mbështeti socialistin në fushatën elektorale.

Podcast-i i titulluar “Blu Brothërs” transmetohet të shtunën, në rrjetin social “Facebook” të Edi Ramës.