Ekonomi Bordi ul çmimin e benzinës, nafta dhe gazi nuk ndryshojnë

Bordi ul çmimin e benzinës, nafta dhe gazi nuk ndryshojnë

Ndonëse në tregjet ndërkombëtare ka arritur gati në nivelet e para luftës në Ukrainë, Bordi i Transparencës vendosi të mos e ndryshojë çmimin e naftës në 240 lekë për litër.

I pandryshuar ka mbetur edhe çmimi i gazit i cili do të tregtohet për 81 lekë. Ulje me 12 lekë ka pësuar çmimi i benzinës që nga e enjtja do të tregtohet për 2021 lekë litri.

Këto janë çmime tavan të vendosura nga Bordi, por pikat e tregtimit të karburantet mund t’i shesin ato edhe më lirë.