Aktualitet E pazakontë/ Majmuni rreh me shpulla punonjësit e bashkisë së Sarandës

E pazakontë/ Majmuni rreh me shpulla punonjësit e bashkisë së Sarandës

Mëngjesin e sotëm një telefonatë ka alarmuar punonjësit e Policisë Bashkiake Sarandë dhe stafin e bashkisë. Telefonuesi raportonte se në zonën e Fushës së Patates kishte parë një ari.

Menjëherë policët bashkiakë dhe stafi i bashkisë kanë organizuar operacionin për neutralizimin e ariut. Por, pasi kanë mbërritur në zonën e Fushës së Patates, kanë vënë re se nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun.

Të lehtësuar nga kjo, punonjësit e bashkisë, sipas Report tv, janë afruar për të kapur majmunin, por janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi majmuni i ka kapur me shpulla punonjësit e bashkisë, disa prej të cilëve kanë marrë edhe gërvishtje në fytyrë.

Duke u ndodhur në këtë situatë, punonjësit e bashkisë janë larguar me vrap. Majmuni është blerë nga një biznesmen në Sarandë, i cili e mban në shtëpinë e tij.