Sport Bota e futbollit sërish në zi, shuhet Gianluca Vialli, bomberi i madh...

Bota e futbollit sërish në zi, shuhet Gianluca Vialli, bomberi i madh i Juves dhe Italisë

Bota e futbollit është sërish në zi. Pas vdekjes së Pelé, sot në Londër, aty ku ishte shtruar në spital, u shua një tjetër kampion, Gianluca Vialli

Gianluca Vialli ishte vetëm 58-vjeç ndërsa ka një karrierë shumë të pasur si futbollist me Sampdorian, Juventusin e Chelsean. Ai ka qenë gjithashtu një nga sulmuesit më të talentuar të Italisë pas viteve ’90.

Betejën me tumorin në pankreas e nisi në vitin 2017, ndërsa pak ditë më parë njoftoi largimin nga stafi i Italisë ku ishte zëvendës i Roberto Mancinit me të cilin ka luajtur për shumë vite te Sampdoria.

Me fanella të ndryshme, Vialli ka shënuar 167 gola ne gara zyrtare, si dhe 16 me Italinë.