Kryesore Rama takohet me Presidentin Begaj: Përgatitje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë...

Rama takohet me Presidentin Begaj: Përgatitje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe ndryshimet e ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur temat e diskutimit me Presidentin Bajram Begaj që zhvilloi mëngjesin e kësaj të premteje.

Në takim u diskutua për çështjet kryesore të vitit, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe për ndryshimet e ambasadorëve.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

Takimi mes Ramës dhe Presidentit Begaj në Presidencë zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Pas takimit me kreun e shtetit, Kryeministri zhvilloi një takim edhe me drejtuesit e institucioneve.