Opinione Brexit-i, gabim mjaft i rëndë

Brexit-i, gabim mjaft i rëndë

Ai që me vendimin e tij për referendumin e Brexit-it shkaktoi daljen e Britanisë së Madhe nga BE, ish-kryeministri britanik David Cameron e pranon pjesërisht gabimin.

Nga Klaus-Dieter Frankenberger

Jo katastrofë, por gabim – ky është gjykimi që jep sot ish-kryeministri britanik Cameron për Brexitin.

Gjithsesi, një gabim; kjo në një kohë kur shqetësimi në politikën e brendshme në Britaninë e Madhe është në lidhje me “pranimin”, se skenarët e përmbysjes së botës të atyre që kanë ngulur këmbë që Britania e Madhe të qëndronte në BE, nuk u bënë realitet.

E vërtetë, nuk ndodhi recesion, nuk ndodhën pushime masive nga puna.

Por paundi e ka humbur dukshëm vlerën. Shumë e vështirë, përsa i përket zhvillimit ekonomik, do t’ia dilet mbanë, parashikon Cameroni. Kush e di.

Kur dy vjet më parë ai vendosi të zhvillonte referendumin për Brexitin, për t’a hequr qafe njëherë e përgjithmonë këtë temë për partinë e tij, pasi priste të fitonte kampi i BE, ai bëri gabimin më të madh të jetës së tij.

E vlerësoi kryekëput gabim atmosferën në vend.

Fushata e tij elektorale vuajti nga mungesa e besueshmërisë: për vite të tëra, Cameroni ishte hequr si euroskeptik – kurse pastaj papritur anëtarësia e Britanisë së Madhe në BE u bë me rëndësi ekzistenciale. Valët e zemërimit së shpejti do të bien./DW