Politika Bujar Leskaj dorëhiqet nga kandidimi në Vlorë? PD e mohon

Bujar Leskaj dorëhiqet nga kandidimi në Vlorë? PD e mohon

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se në degën e selisë blu në Vlorë ka pasur konflikte për listat e kandidatëve.

Burime për A2 bëjnë me dije se drejtuesi demokrat për Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë selia blu e mohon një gjë të tillë.

“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlorë, Bujar Leskaj, është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë”, deklaroi PD.