Extra “Burri i Oltës do që të më shantazhojë”, Zhaklina shpjegon si qëndron...

“Burri i Oltës do që të më shantazhojë”, Zhaklina shpjegon si qëndron e vërteta: Kam përdorur termin e gabuar

Përmes një reagimi në rrjete sociale, opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari, shpjegoi si qëndron e vërteta e audios së bërë virale pak orë më parë.

Në një bisedë audio, dëgjohej Zhaklina të shprehej e indinjuar: “Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.”

Në një reagim në Instagram, ajo shpjegoi: “Po e bëj këtë deklaratë sepse mendoj që është mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’ju dhënë përgjigje të gjithëve ju që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që qarkullon nëpër portale është i vërtetë.

Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionit, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve]. Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë,” thotë ndër të tjera Zhaklina.