Extra Çifti u nis për disa ditë pushime, por koronavirusi i la 7...

Çifti u nis për disa ditë pushime, por koronavirusi i la 7 javë larg vajzës 2-vjeçare

Një avokat britanik dhe bashkëshortja e tij janë ndarë prej më shumë se 7 javësh nga vajza e tyre 2-vjeçare pasi masat shtrënguese kundër koronavirusit i bllokuan në Afrikën e Jugut, ku kishin shkuar disa ditë për pushime.

Mark Hill dhe gruaja e tij italiane, Chiara Maioni, të cilët jetojnë në Dubai, e lanë vogëlushen e tyre Skye nën kujdesin e dados së tyre të besuar më 11 mars përpara se të udhëtonin drejt Cape Town për disa ditë pushime romantike.

Pas një dite Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin pandemi globale duke e bërë çiftin ta gjente veten të bllokuar në Afrikën e Jugut. Ata pritën për më shumë se 6 javë deri sa u bë i mundur një fluturim emergjence humanitar për të përqafuar sërish vajzën e tyre.