Politika Data e zgjedhjeve, Alibeaj pas takimit me Presidentin: Të mbahen sa më...

Data e zgjedhjeve, Alibeaj pas takimit me Presidentin: Të mbahen sa më parë

Kreu i grupit Parlamentar Enkeljed Alibeaj i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj që të caktojë një datë më të hershme për zgjedhjet lokale të 2023-it brenda periudhës kohore që të përcaktuar. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Alibeaj tha se Presidenca duhet t’i japë një orë e më parë të drejtën shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre.

“Takim të gjatë me presidentin diskutuam disa çështje njëra ka lidhje me zgjedhjet lokale të pritshme dhe çështja kryesore është data e zgjedhjeve. Ajo se çfarë i shpjegova presidentit të Republikës është që përsa i përket datës se kur zgjedhjet do të mbahen që është mes 15prill-15 majit, i sugjerova që do të duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Presidenca duhet t’i japë një orë e më parë të drejtën shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre. Qëndrimi ynë është një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Shqiptarët kërkojnë të shprehin masivisht vullnetin e tyre”.

Alibeaj njoftoi se i kërkoi gjithashtu Presidentit që të mos bëhet pengesë për reformën territoriale.

“Në momentin se kur presidenti do të flasë për të caktuar datën e zgjedhjeve i kërkova që të mos bëhet pengesë për miratimin e reformës territoriale. Kuvendi ka vendosur zgjatjen e afatit deri më 21 tetor. I kërkova të mund të shprehej në një moment pas kësaj date për të mos u bërë pengesë apo për të mos krijuar keqkuptime. Ne jemi në angazhim për reformën territoriale”.

I pyetur se dje presidenti ka thirrur edhe Oerd Bylykbashin , Alibeaj u përgjigj: “Unë jam thirrur në ushtruesin e detyrës së Partisë Demokratike”.