Kryesore Zgjedhjet vendore, opozita vendos për kandidatin e përbashkët

Zgjedhjet vendore, opozita vendos për kandidatin e përbashkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me aleatët, në të cilin u diskutua për kandidatët në zgjedhjet vendore.

Sipas zyrës së shtypit të PD, “u ra dakord që këto forca politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët”.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare- Ambjentaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, lexohet në njoftimin për shtyp të PD-së.