Aktualitet DETAJET/ Arrestohet në Mal të Zi autori i vrasjes së Behar Sofisë

DETAJET/ Arrestohet në Mal të Zi autori i vrasjes së Behar Sofisë

Një 23-vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qendër të Tiranës. Top Channel shkruan se 23-vjeçari është vënë në pranga në Mal të Zi, autoritetet e të cilit e kanë ekstraduar në vendin tonë, në mesditë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, 23-vjeçari dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit, pranë Piramidës në Tiranë.

23-vjeçari është nga periferia e Tiranës, por për arsye hetimore, ende nuk është zbardhur identiteti i tij. Sipas të njëjtave burime është shoqëruar në polici edhe vëllai i tij binjak.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida.

Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve.