Aktualitet Dhunoi arbitrin, arrestohet në flagrancë basketbollisti Bruno Daliu

Dhunoi arbitrin, arrestohet në flagrancë basketbollisti Bruno Daliu

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar në flagrancë basketbollistin e Tiranës, Bruno Daliu, i cili një ditë më parë dhunoi rëndë arbitrin e ndeshjes Teuta-Tirana, Jurgen Muho.

Sportisti 34 vjeçar, Daliu qëlloi disa herë me grushte arbitrin Muho gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Pas disa minutash, gjyqtari është detyruar të largohet nga takimi për të marrë ndihmën mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.