Bota “Do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar për çdo fëmijë të vrarë”,...

“Do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar për çdo fëmijë të vrarë”, gratë ukrainase zotohen për hakmarrje

Për “Ditën e Gruas”, disa gra ukrainase kanë bërë publike një mesazh rrëqethës ku thonë se do të hakmerren për çdo fëmijë të vrarë në pushtimin rus të vendit të tyre.

Në një video të bërë publike në TikTok, 6 gra që mbajnë mitralozë të veshura me veshje luftarake shprehen se do të shkatërrojnë armikun. Videoja nis me një grua, fytyra e së cilës është e mbuluar me një shall lufte, e cila dëgjohet të thotë: Ne jemi gratë e Ukrainës.

Videoja, e cila ka titra në anglisht, vazhdon me gratë që thonë se nuk do të qëndrojnë më pasive dhe “do ta mbrojnë vendin e tyre nga armiku”.

“Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase. Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara – do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar”.

Videoja përfundon me mesazhin: “Lavdi Ukrainës – vdekje armiqve”.