Bota E madhe sa pjata, pajisja kirurgjikale lihet në barkun e gruas 18...

E madhe sa pjata, pajisja kirurgjikale lihet në barkun e gruas 18 muaj

Një pajisje kirurgjikale në madhësinë e një pjate u la në barkun e një gruaje në Zelandën e Re pasi ajo solli në jetë beben e saj me prerje cezariane në një spital të Auckland. Mjeti i butë kirurgjikal u hoq nga barku i gruas 18 muaj pas lindjes. Gjatë gjithë kësaj kohe, gruaja duroi dhimbje të forta, derisa problemi i saj u gjet pas një skanimi “CT” (tomografi e kompjuterizuar).

Pas këtij rasti, autoritetet e shërbimit shëndetësor thanë se sistemi spitalor publik i Auckland kishte dështuar.

“Është e vetëkuptueshme që kujdesi i ofruar ra nën standardin e duhur, sepse tërheqësi nuk u identifikua gjatë ndonjë kontrolli rutinë kirurgjik”, tha Komisioneri i Shëndetit i Zelandës së Re.

Pajisja që shërben për tërheqjen e plagëve gjatë lindjes “Alexis” është një objekt i madh i bërë nga plastika transparente e fiksuar në dy “boshte”. Zakonisht hiqet pas mbylljes së prerjes së mitrës në një operacion me prerje cezariane dhe para se të qepet lëkura.

Ai u gjet përfundimisht në një skanim “CT”, por për shkak se është një pajisje kirurgjikale transparente, nuk mund të zbulohej në skanimet me rreze “X”.