Politika E-maili i PES për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi...

E-maili i PES për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur për Euronews Albania se e-mail që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të tërhequr vëmendjen nga lajmi i lirimit të ish-deputetit të PS-së, Alqo Bllako.

“Doli Alqi Bllako, tërheqin vëmendjen. Merruni si u lirua Alqi Bllako”, u shpreh Kryemadhi teksa po futej në ambientet e Partisë së Lirisë.

Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë së Lirisë, ku nënvizohet se asgjë nuk është e vërtetë.

Partia e Lirisë sqaron se Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë.

Partia e Lirisë nënvizon se e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”.