Aktualitet E rëndë në Durrës: 3-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të 7-të

E rëndë në Durrës: 3-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të 7-të

Një 3-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë në lagjen nr.13 në Durrës.

Policia njofton se e vogla ka qenë me prindërit e saj në momentin e ngjarjes mbrëmjen e sotme rreth orës 20:07.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.