Bota Edhe në Francë bëhet i detyrueshëm vaksinimi për personelin mjekësor, në kafene...

Edhe në Francë bëhet i detyrueshëm vaksinimi për personelin mjekësor, në kafene me pasaportë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shpalli gjatë një deklarate përballë kombit detyrimin për të vaksinuar të gjithë personelin mjekësor kundër koronavirusit deri më 15 shtator.

“Nëse nuk reagojmë që sot, numri i rasteve do të vijojë të rritet shpejt, gjë që do të sjellë shtimin e shtrimeve që nga muaji gusht”, u shpreh presidenti.

Gjithashtu, një tjetër masë është dhe pasaporta e imunitetit e cila që nga gushti do të jetë e nevojshme për të hyrë në restorante, qendra tregtare, kafene, trena, avionë etj.

Që nga 21 korriku, pasaporta shëndetësore do të përdoret për të hyrë në vendet kulturore ku mblidhen më shumë se 50 persona.

Më tej, Macron përsëriti thirrjen drejtuar popullit francez që të vaksinohet sa më shpejt për të ulur mundësinë e një vale të katërt që është e lidhur me variantin Delta.

“Vaksinimi është rruga e vetme për t’u kthyer në normalitet”, përfundoi Macron.