Bota Falen mijëra gra në Skoci, u ekzekutuan 300 vite më parë si...

Falen mijëra gra në Skoci, u ekzekutuan 300 vite më parë si shtriga

Mijëra gra dhe vajza të akuzuara si shtriga në Skoci, do të falen së shpejti, 300 vite pasi janë ekzekutuar.

Të gjitha gratë dhe vajzat e akuzuara për takime me djallin dhe krijim stuhish në det për të mbytur anijet e mbretit James VI, nga viti 1563 deri në vitin 1736, do të konsiderohen të pafajshme.

Mendohet se nga rreth 4000 gra të akuzuara si shtriga, gjysma janë ekzekutuar. 85% e tyre kanë qenë në moshë fare të re.

Sipas “Sunday Times”, nisma e Shtrigave të Skocisë, një grup që propagandon faljen e viktimave, kërkesën e ndjesës nga ana e qeverisë dhe ndërtimin e një monumenti për këto gra e vajza, do të kalojë shumë shpejt në Parlament për miratim.