Kryesore Gara për kreun e SPAK, kandidati Adnan Xholi tregon pikën e tij...

Gara për kreun e SPAK, kandidati Adnan Xholi tregon pikën e tij më të fortë

Adnan Xholi është një prej 3 kandidatëve në garë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme, për 3 vitet e ardhshme. Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP, Xholi foli për punën e bërë nga SPAK në këto 3 vite duke e vlerësuar si tejet të suksesshme dhe tha se do të kërkojë të vijohet me të njëjtin ritëm, por duke rritur shpejtësinë e kryerjes së hetimeve.

I pyetur se cila është pika e tij më e fortë, ai tha se është bashkëpunimi me kolegët dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese.

Duke qenë se ju keni qenë pjesë e këtyre dy strukturave, si e konsideroni punën e SPAK në raport me Prokurorinë e Krimeve të Rënda?

Adnan Xholi: Për të bërë krahasimin mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Posaçme, do të duhet që në radhë të parë duhet të marrësh efektin kohë. Kjo prokurori për një kohë relativisht të re, prej 3 vitesh ka arritur të japë rezultate të suksesshme në goditjen e zyrtarëve të lartë shtetëror dhe sekuestrimin e aseteve me miliona euro. Them që ka qenë punë e shkëlqyer, e kolegëve të mi të Prokurorisë së Posaçme atë çfarë kanë bërë deri më sot. Dhe do kërkoj që të vijohet me të njëjtin ritëm edhe në vijim, por duke rritur shpejtësinë në kryerjen e hetimeve në vendimmarrjet përkatëse.

Si e vlerësoni punën e deritanishme të SPAK, punën 3-vjeçare?

Adnan Xholi: Në lidhje me kompetencat që ka pasur Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe tashmë ka Prokuroria e Posaçme, ka pasur me të vërtetë Prokuroria e Krimeve të rënda një vrull çështjesh gjatë 2004 e në vijim për shkak se të gjitha veprat penale të rënda që kishin ndodhur në territorin e Shqipërisë janë transferuar pranë asaj prokurorie dhe pjesa dërrmuese e kriminalitetit dhe krimit të organizuar u ndëshkuan gjatë asaj periudhë. Por edhe Prokuroria e Posaçme, falë edhe çështjeve që u transferuan ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ato që u nisën rishtazi janë dënuar me rezultat të lartë dhe grupe kriminale që ishte e pamundur që mos ekzistonin këto dy lloj strukturash nuk do të ndëshkoheshin nga gjykata të tjera, që janë ndër gjykatat dhe gjyqtarët më profesionistë të cilët kanë dhënë vendime të bazuar në prova të cilat i kanë mbledhur këto lloj prokurorësh.

Thatë në objektivat tuaja që do të kujdeseni që të ketë një shpërndarje transparente të materialeve në hetim, ç’nënkuptoni me këtë, duke pasur parasysh edhe mënyrën e funksionimit të strukturës së posaçme?

Adnan Xholi: Në lidhje me shpërndarjen transparente, patjetër që edhe sot e kësaj dite shpërndarja bëhet me short të Prokurorisë së Posaçme, por shorti është manual dhe për publikun do të duhet që të kishte një short me pajisje elektronike që të mos jetë i manipulueshëm dhe kjo është arsyeja. Nuk ka asnjë lloj problemi dhe mënyra e hedhjes së shortit manual sepse është një procedurë si të kesh fatin. Kështu që nuk ka pasur asnjëlloj problematike dhe e vlerësoj mënyrë sesi është ndarë deri aktualisht.

Cilën vlerësoni si pikën tuaj më të fortë në këtë kandidim?

Adnan Xholi: Pika ime e fortë, e thashë edhe në fjalën time i kam provuar të gjitha funksionet drejtuese. Kam qenë edhe drejtues i Krimeve të Rënda që tashmë ka ndryshuar emërtimin sot, SPAK. Them se ato aftësi të mia drejtuese, bashkëpunimin me familjen time të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, përveçse i kam kolegë, por me ta ne kemi pjesën më të madhe të kohës, nuk po arrijmë të shikojmë kalamajtë tanë, po me kolegët jemi aty. Kjo lloj sinergjitë e re, ky lloj bashkëpunimi me kolegët dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese them që është një ndër pikat e mia që unë e kam dhënë përvojën, them që ta avancoj dhe më tutje.