Aktualitet Gruaja hidhet nga ballkoni dhe ndërron jetë, arrestohet bashkëshorti

Gruaja hidhet nga ballkoni dhe ndërron jetë, arrestohet bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00 në Durrës, ku një grua 29-vjeçare është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është Anisa Gjini, e cila u dërgua në spitalin e Durrësit pa shenja jete.

Policia njofton se lidhur me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i viktimës, Alfred Gjini.

Sipas bluve të Durrësit, 29-vjeçarja u hodh nga ballkoni gjatë një konflikti me burrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.