Aktualitet Harta e re gjyqësore, avokatët paralajmërojnë bojkot total dhe pa afat të...

Harta e re gjyqësore, avokatët paralajmërojnë bojkot total dhe pa afat të seancave gjyqësore

Pasi pezulluan për katër ditë seancat gjyqësore Dhoma e Avokatisë i kërkon qeverisë që të marrë në konsideratë propozimet e Dhomës së Avokatisë për miratimin e hartës së re gjyqësore, në të kundërt ka paralajmëruar bojkot total të seancave dhe pa afat.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat avokatët i qëndrojnë vlerësimit të tyre fillestar se “harta e re gjyqësore e miratuar tashmë nga KLGJ-ja, është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për akses në drejtësi, mungesë e eficencës në realizimin e të drejtës së mbrojtjes dhe rëndimin e situatës ekonomike-sociale të individit”.