Bota Historia e Delta Force, njësia elitë amerikane që vrau Al Bagdadi

Historia e Delta Force, njësia elitë amerikane që vrau Al Bagdadi

Forcat speciale që ndoqën dhe vranë liderin e Shtetit Islamik, Al Bagdadi janë një njësi tejet e specializuar.

Detashmenti Operacional i 1-të i Forcave Speciale-Delta, i njohur më mirë si Delta Force, është një njësi speciale që gjatë historisë së saj 42-vjeçare ka qenë përgjegjëse për një numër të madh misionesh të profilit të lartë.

Delta Force është një ekip i formuar me komandantë amerikan të cilët janë rekrutët më të mirë dhe luftojnë sipas mënyrës së tyre. Në qarqet ushtarake ata njihen thjesht si “Njësia” dhe merren me misionet më të vështira dhe më të specializuara në botë. Delta Force është përdorur rregullisht në misioni luftimi përreth botës si në Afganistan, Siri, Somali dhe Libi.

Së bashku me Ekipin e 6 të Navy Seal, “Njësia” ka punuar për lokalizimin dhe eliminimin e krerëve më të lartë në hierarkinë e ISIS. Deri tani Delta Force ka mbajtur një profil më të ulët se Ekipi 6 të cilët rrëmbyen faqet e para të lajmeve botërore kur vranë Osama Bin Laden në vitin 2011.

Delta merret me shpëtimin e pengjeve, antiterrorizmin, si dhe operacione të drejtpërdrejta e misione speciale zbulimi në lidhje me “personat më të kërkuar”. Është e njohur si një nga njësitë më të përparuara në botë kur bëhet fjalë për trajnime dhe pajisje me teknologji të lartë veprimi.