Sport Nga thirrjet ‘Albin Kurti’ te ato kundër serbëve, ‘shqiptarizohen’ tifozët e Novi...

Nga thirrjet ‘Albin Kurti’ te ato kundër serbëve, ‘shqiptarizohen’ tifozët e Novi Pazar: Na u duk sikur ishim në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Superligën e Serbisë në takimin mes Pazarit të Ri (Novi Pazar) dhe Vojvodinës. Teksa jemi mësuar që në stadiumet serbe të ketë thirrje anti-shqiptare, tashmë ka ndodhur krejt e kundërta, ato kanë qenë kundër vetë Serbisë.

Në atë që duhet të ishte një ndeshje e zakonshme futbolli, tifozët miq të Vojvodinës kanë thirrur emrin e kriminelit Ratko Mlladiç. Por, tifozët vendas ia kthejnë duke thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, tifozët vendas nuk janë ndalur vetëm duke përmendur emrin e Kurtit, por kanë vijuar me thirrje “Vrite serbin”, si dhe “Republika e Sanxhakut”.

Tifozeria e Pazarit të Ri është e njohur për lidhjet e saj me tifozët turq dhe qëndrimet pro turke.

Në përfundim të takimit, të fituar 3-1 nga Pazari i Ri, një tifoz tha se atmosfera në stadium i dukej sikur të ishte “në Tiranë”.