Extra IKEA shfrytëzon largimin e Merkelit për një reklamë… kolltuku!

IKEA shfrytëzon largimin e Merkelit për një reklamë… kolltuku!

Një sozi e Angela Merkel e rehatuar në një kolltuk dhe e shoqëruar me fjalët “Më në fund në shtëpi”.

Gjiganti suedez i mobilieve IKEA nuk humb asnjë sekondë kohë.

Kjo është reklama e një kolltuku të IKEA-s, botuar sot edhe nga gazetat ”Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe ”Sueddeutsche Zeitung”.

”Kancelarja” ndodhet pranë një qiriri dhe një dritareje.

Sot, Bundestagu zgjodhi Olaf Scholz si kancelarin e ri të vendit, i cili zëvendësoi Angela Merkelin, pas 16 vitesh në pushtet.