Sport Ish-kandidati për president: Pse Barcelona duhet të marrë Ronaldon

Ish-kandidati për president: Pse Barcelona duhet të marrë Ronaldon

Kalimi i Cristiano Ronaldo te Barcelona mund të jetë ndër idetë më të çmendura të merkatos së radhës. Një gjë të tillë e konfirmon ish-kandidati për president i klubit blaugrana, Toni Freixa. Në një intervistë për mikrofonat e “La Porteria’, ai pranoi se një transferim i portugezit në “Camp Nou” do rikthente qetësinë e tifozëve të skuadrës spanjolle.

“Nëse ka një moment për të bërë një çmenduri të tillë, atëherë kjo është e duhura. Ronaldo do të ishte njeriu i duhur për të ngritur moralin e tifozëve të Barcelonës, të zhgënjyer pas lamtumirës së Messi dhe fillimit shumë të komplikuar të sezonit”, tha Freixa.

Sulmuesi portugez u kthye te Manchester united në merkaton e kësaj vere, por marrëdhënia me trajnerin Solskjaer dhe rezultatet zhgënjyese në fushë mund ta shtyjnë atë që të largohet nga Old Trafford. Ronaldo ka shënuar 9 gola në 12 ndeshje që prej rikthimit të tij në Angli pas eksperiencës jo shumë të suksesshme te Juventus.