Bota Italia eksperimenton vaksinën premtuese kundër Covid, i vjen në ndihmë virusi i...

Italia eksperimenton vaksinën premtuese kundër Covid, i vjen në ndihmë virusi i një gorille

Italia ka filluar testimin mbi njerëzit të një vaksine kundër COVID-19. Personi i parë i testuar është një zonjë 50-vjeçare, ndërkohë që 90 vullnetarë të tjerë presin të testohen ditët në vijim, edhe pse janë 5 mijë personat që do marrin pjesë në testim.

Vaksina është zhvilluar nga sipërmarrja ReiThera dhe Instituti Spallanzani i Romës, dhe premton të jetë e gatshme brenda vitit, dhe të komercializohet nga pranvera.  Testimi nuk do të ketë “ritmet“ e vaksinës ruse, dhe do të zgjasë të paktën 7-8 muaj, duke u bazuar në një sistem të ri të quajtur “vektor viral”.

Hulumtuesit italianë kanë izoluar një virus që gjendet tek gorillat, dhe që tek kafshët nuk paraqet problem, por tek njeriu nuk njihet nga sistemi imunitar. Duke qarkulluar mjaftueshëm në organizëm, virusi i gorillës, së cilit i është shtuar edhe një proteinë e koronavirusit SARS-COV2, shndërrohet në një vaksinë efikase që stimulon sistemin dhe krijon një memorie ndaj koronavirusit.

Virusi perëndimor në fazën më të avancuar mbetet gjithsesi ai i zhvilluar nga universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe, që ka arritur tashmë fazën e tretë të eksperimentimit, dhe që pritet të fillojë shpërndarjen në fund të vitit.

Ndërkohë vaksinat ruse dhe ato kineze, shpërndarja e të cilave ka filluar, ka hasur dyshimet  e komunitetit mjekësor ndërkombëtar.