Aktualitet Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Klement Balilit

Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Klement Balilit

Miljana Muça zgjidhjet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Klement Balilit.

Muça u zgjodh pas hedhjes së shortit.

Balili, i konsideruar nga mediat greke si “Eskobar” i Ballkanit u dorëzua në polici një ditë më parë.

Dorëzimi i tij u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Vetë kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata.

Ndërkohë në mesditë Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë.