Sport Janë italianët “mbretërit” e shpejtësisë në Tokio, triumfojnë edhe në stafetë

Janë italianët “mbretërit” e shpejtësisë në Tokio, triumfojnë edhe në stafetë

Nuk ka dyshim, ky është viti i Italisë në sport. Vendi fqinj ka marrë 38 medalje, 10 prej tyre ari, duke kaluar vende si Franca dhe Gjermania që tradicionalisht në Lojërat Olimpike ishin dhjetëra medalje para.

Por teksa disa sporte kolektive, kanë dështuar, italianët po zbulohen mbretër të shpejtësisë.

Pas fitores së bujshme në 100 metrat me Jacobs, e para e historisë në atë disiplinë, Italia u përsërit sot duke triumfuar edhe në stafetën 4×100, para Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.

Italianët fituan me kohën 37’50, e pesta e gjitha kohërave në botë.

Protagonist ishte Jacobs që me dy medalje ari hyn akoma më shumë në historinë e vendit të tij, por edhe atleti i fundit, Filippo Tortu, i cili ishte vendimtar në performancën e tij.