Bota Shifra terrori në SHBA: Mbi 2000 viktima në 24 orë nga koronavirusi

Shifra terrori në SHBA: Mbi 2000 viktima në 24 orë nga koronavirusi

SHBA është vendi i parë në botë që regjistron mbi 2000 viktima nga pandemia e koronavirusit në një ditë të vetme.

Të dhënat e Universitetit “John Hopkins” tregojnë se 2108 persona ndërruan jetë si pasojë e virusit vdekjeprurës 24 orët e fundit, ndërkohë që të prekurit kanë arritur në gjysmë milioni. Me këto ritme SHBA do të jetë vendi me më shumë të vdekur nga Covid-19 duke kaluar dhe Italinë, që momentalisht renditet e para.

Por ekspertët e Shtëpisë së Bardhë shohin një “dritë në fundit të tunelit”. Sipas ekspertes së Task Forcës kundër koronavirusit, Deborah Brix ka shenja të mira se përhapja e virusit po stabilizohet përreth Shteteve të Bashkuara, megjithatë pranoi se piku ende nuk është arritur.

Presidenti Trump gjithashtu u shpreh se në fund të kësaj pandemie viktimat nga koronavirusi do të jenë shumë herë më pak se 100 mijë, nga sa ishte parashikuar më herët.