Sport Jo vetëm Kombëtarja, përmbysje e çmendur e Shqipërisë U21 ndaj Rumanisë, kapin...

Jo vetëm Kombëtarja, përmbysje e çmendur e Shqipërisë U21 ndaj Rumanisë, kapin kreun e grupit

Pas sukseseve të Kombëtares shqiptare në ndeshjet e fundit, edhe Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi ka arritur të marrë një fitore të madhe 3-2 ndaj Rumanisë në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, ndërsa 45 minutat e dyta ndodhi gjithçka. Rumunët e nisën mjaft mirë duke realizuar dy gola të shpejtë. Megjithatë, kuqezinjtë e vegjël nuk u dorëzuan dhe gjetën forcë për përmbysjen e madhe.

Kristian Shpendi ngushtoi diferencën në minutën e 63, ndërsa Medon Berisha realizoi një kryevepër 6 minuta më pas. Dy minuta para fundit ishte radha e talentit Pajaziti që të finalizonte në mënyrë të përkryer një aksion perfekt për të përmbysur rezultatin në 3-2.

Kjo ishte fitorja e dytë në po kaq ndeshje në eliminatoret e Kampionatit Europian pas triumfit 1-2 në transfertë ndaj Armenisë.