Politika Këlliçi: Nëse zgjidhem kryetar i Bashkisë Tiranë do të kallëzoj Veliajn dhe...

Këlliçi: Nëse zgjidhem kryetar i Bashkisë Tiranë do të kallëzoj Veliajn dhe të gjithë zyrtarët që kanë shkelur ligjin

“Nëse unë zgjidhem kryetar i Bashkisë Tiranë në 14 Maj, do të kallëzoj personalisht ato zyrtarë duke nisur nga Erion Veliaj i pari e deri tek zyrtari më i fundit që kanë shkelur ligjin”, ishte ky paralajmërimi që bëri deputeti i PD-së Belind Këlliçi në studion e “Opinion”.

Kandidati në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ndërtimet pa leje që janë bërë në kryeqytet.

Belind Këlliçi: Kemi parë me mijëra qytetarë që janë proceduar dhe kanë shkuar dhe në burg se kanë ndërtuar pa leje tjegullat e çatisë apo pllakat e banjos. Si mundet që Policia Bashkiake në Tiranë çdo ditë iu troket qytetarëve që brenda mund të kenë punime në shtëpitë e tyre dhe përballë zyrës së kryebashkiakut ndërtohet një kullë me 7 kate pa leje?

Blendi Fevziu: Kjo është skandal.

Belind Këlliçi: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për të. Nëse unë zgjidhem kryetar i Bashkisë Tiranë në 14 Maj, ju garantoj që me të patur mundësinë që të kem akses në dokumentet zyrtare të bashkisë do të kallëzoj personalisht, në cilësinë e kryetarit të bashkisë të gjithë ato zyrtarë duke nisur nga Erion Veliaj i pari e deri tek zyrtari më i fundit, ata që kanë shkelur ligjin. Duhet bërë transparencë për qytetarët. Kjo kulturë duhet marrë fund njëherë e mirë sepse nuk është normale. Kemi pastaj pallate 9 kate që në mënyrë të mistershme që qenkan ndërtuar pa leje.