Extra Kim Kardashian përfundon në gjyq, paditet nga ish-stafi

Kim Kardashian përfundon në gjyq, paditet nga ish-stafi

Kim Kardashian është paditur nga ish-punonjësit e saj, të cilët e akuzojnë atë për shkelje të kontratës së punës, duke përfshirë paga të palikujduara, mospagesa e orëve shtesë, mbajtjen e një përqindjeje të pagës për taksat, heqjen e pushimeve apo kohën për të konsumuar vaktet gjatë punës.

Procesi gjyqësor nisi të hënën dhe janë shtatë nga punonjësit e kopshtarisë dhe mirëmbajtjes që punuan në shtëpinë e Kardashian në Los Angelos.

Një punëtor thotë se ai u pushua nga puna pasi u rebelua për mosmarrjen e pagesave për orët shtesë dhe çështjet e taksave. Ndërsa një 16-vjeçar pretendon se ka punuar më shumë se orët maksimale të lejuara për një të mitur sipas ligjeve të punës.

“Firma ime aktualisht po heton shkelje të tjera të mundshme kundër këtyre të pandehurve, si dhe familjeve dhe bizneseve të tjera të fuqishme në emër të punëtorëve të thjeshtë”, thotë Frank Kim, avokati që përfaqëson ish-anëtarët e stafit, për Page Six.