Politika Kryemadhi: Dalim forcë e dytë, LSI merr mbi 34 deputetë

Kryemadhi: Dalim forcë e dytë, LSI merr mbi 34 deputetë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha në Open, se partia që ajo drejton do të arrijë të dalë forcë e dytë politike në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Kryemadhi bëri edhe një parashikim për Partinë Socialiste, duke thënë se me Edi Ramën kryetar do të arrijë të marrë jo më shumë se 47 mandate.

“Rama 47 (mandate) do marrë. Ne e diskutojmë, shkojmë forcë e dytë, mendoj që raportet tona nuk janë veç numra, por prezantimi dhe alternative çka përfaqësohet. Unë dyshemenë e kam 34″, – tha Kryemadhi.