Kryesore Kush është mbreti i ri: Nga tragjedia e Dianës te përplasja me...

Kush është mbreti i ri: Nga tragjedia e Dianës te përplasja me të birin, Harry

Pritja e një jete ka mbaruar. Charles bëhet mbreti më i vjetër që ka hipur në një fron britanik, në moshën 75-vjeçare, pas një jetë të kaluar nën hijen një nënë gjigante.

Një kurorë që ka një trashëgimi të madhe për t’u menaxhuar. Jo të paktë kanë qenë ata që kanë ngritur dyshime mbi aftësinë e Charles për të garantuar të ardhmen dhe stabilitetin e mbretërisë. Nuk është e rastësishme që shumë kanë kërkuar hipjen në fron të William-it, por principi dinastik nuk preket, institucioni monarkik nuk është një konkurs popullariteti.

Kush është mbreti i ri, Charles

Ai kaloi shtatë dekada si i pari në radhën për të marrë fronin dhe është trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike.

Charles lindi në Buckingham Palace më 14 nëntor 1948, gjatë mbretërimit të gjyshit të tij George VI.

Ndryshe nga trashëgimtarët e mëparshëm të fronit që merrnin mësime nga mësues privatë, Mbretëresha dhe Princi Philip vendosën që djali i tyre i madh të shkonte në shkollë.

Ai theu traditën mbretërore kur shkoi menjëherë në universitet pas kalimit të provimeve të nivelit A në vend që të bashkohej me forcat e armatosura, shkruan Sky Neës.

Në vitin 1969, Charles mori zyrtarisht titullin, Princi i Uellsit. Charles u takua për herë të parë me Lady Diana Spencer në vitin 1977.

“Më kujtohet se mendoja se si 16-vjeçare ishte shumë e gëzuar, argëtuese dhe tërheqëse”, tha më vonë Charles për Dianën.

Çifti u marta në një ceremoni luksoze në Westminster Abbey më 29 korrik 1981, një ngjarje e ndjekur nga rreth 750 milionë njerëz në mbarë botën.

Në vitin 1982 erdhi në jetë fëmija i tyre i parë, William dhe dy vite më pas, lindi fëmija i dytë, Harry.

Një vit pas divorcit me Charles, Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris së bashku me partnerin e saj Dodi Fayed dhe shoferin Henri Paul.

Por problemet në martesën e çiftit u bënë shumë shpejt të dukshme. Diana e dinte që Charles dhe Camilla kishin një lidhje, të cilën e rrëfeu në intervistën për Panorama në vitin 1995. Në vitin 1996, ata u divorcuan.

Marrëdhënia e përkeqësuar e Charles me Princin Harry ka qenë në qendër të vëmendjes vitet e fundit.

Harry e veçoi babanë e tij për kritikat gjatë intervistës të Dukës dhe Dukeshës pasi ai dhe bashkëshortja Meghan lanë detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni.

Harry tha se ai ndihej “me të vërtetë i zhgënjyer” nga babai i tij dhe pretendoi se Charles nuk i kishte pranuar më telefonatat.

Charles ne vitin 1951
Charles dhe Diana ne keshtjellen Balmoral ne 1981

Charles dhe Camilla, 1999