Sport Liga e Kombeve/ Sylvinho: Është grup me skuadra të forta, por duhet...

Liga e Kombeve/ Sylvinho: Është grup me skuadra të forta, por duhet të mendojmë për ndeshjen me Italinë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e konsideron grupin B1 të Ligës së Kombeve ku bën pjesë Shqipëria si të ekuilibruar dhe të ndryshëm nga ai i kualifikueseve të Europianit 2024.

Në një prononcim nga Parisi, trajneri Sylvinho vlerësoi kundërshtarët dhe tha se Shqipëria duhet të luftojë për të marrë pikë nga çdo ndeshje.

Mirëpo, sipas Sylvinho, kuqezinjtë tani duhet të mendojnë për ndeshjen e parë që kanë në Kampionatin Europian në Qershor, atë me skuadrën e Italisë.

“Është një grup ndryshe, është i vështirë me skuadra shumë të forta, por patjetër është grup i ndryshëm nga ato të kualifikueseve të Europianit. Është grup ndryshe, kemi skuadra të forta. Është një grup shumë i ekuilibruar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje për çdo pikë që duhet të marrim në çdo sfidë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e parë të Europianit, Italinë”, u shpreh Sylvinho.

Në grupin B1 të Ligës së Kombeve, Shqipëria do të përballet me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.