Extra Luizi i përgjigjet me një ironi therëse deklaratave të Meridian Ramçajt

Luizi i përgjigjet me një ironi therëse deklaratave të Meridian Ramçajt

Luiz Ejlli ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të Meridian Ramçajt, i cili në një intervistë të fundit hodhi poshtë pretendimet e Luizit se mes tyre nuk ka pasur një shoqëri të fortë.

“Ai më ka mbështetur, a ka bërë mirë apo ka bërë keq, është dëshira e tij, por unë e njoh sa të njoh ty (drejtuar moderatorit Arjon Muça) dhe ti mund të dalësh nesër dhe të thuash që “Luizin e kam mik”, unë e respektoj, e vlerësoj, nuk e mohoj, por ama të dalin (njerëz), Meridiani konkretisht dhe të thotë se është menaxheri, është e tepruar”m tha fillimisht Luizi në “Shqipëria live” në Top Channel.

I ftuar në “Vila 24”, Meridiani tha: “Nuk e kisha të lehtë të vija e ta thoja të vërtetën këtu. Më ka prekur intervista e fundit e tij ku tha se nuk më njeh. Nga 2011-2016 ne rrinim thuajse përditë. Madje shoqëria jonë ka qenë e ngushtë përsa kohë isha pjesë e mbrëmjeve të tyre, kemi qenë me pushime bashkë. Tregon sa njihemi. Ai mbase e ka harruar që unë kam ruajtur fotot.”

Gjatë bisedës, ai publikoi edhe disa foto ku shfaqej me Luizin në Paris.

Ky i fundit, postoi pak më parë një foto në Instagram, ku shkruan:

“Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë.”